VIDEO - Sot hapet ekspozita ‘Bienalja e Akuarelit’

VIDEO - Sot hapet ekspozita ‘Bienalja e Akuarelit’

Hapja e ekspozitës “Bienalja e Akuarelit”, bëhet sot, për herë të dytë në Prishtinë. Edicioni i dytë i këtij aktiviteti mbahet në Teatrin Kombëtar të kryeqytetit dhe organizohet nga Besnik Xhemajli, artist, organizator dhe kurator i kësaj ekspozite.

Gjatë kësaj Bienale do të ketë aktivitete si demonstrime live të teknikës së akuarelit tregon Xhemajli, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK .

“Këtë vit kemi rreth 350 punime në akuareli, prej 80 vendeve të ndryshme të botës që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e Bienales”, tha ai.

Sipas tij artistë janë selektuar nga juria profesionale, duke u bërë një përzgjedhje prej piktorëve më të mirë në botë.

Ekspozita “Bienalja e Akuarelit”, do të jetë e hapur për 5 ditë bënë të ditur Xhemajli.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: