Disa kombinime janë krijuar për ditët më të ftohta të cilat do të na vijnë
BKT
Lifestyle

Disa kombinime janë krijuar për ditët më të ftohta të cilat do të na vijnë

Temperaturat e vjeshtës janë ideale për eksperimentim me gardërobë.

Kësaj vjeshte dhe këtij dimri të gjithë i gëzohemi më shumë e viteve të mëparshme, sepse në vend të ngjyrave të zymta në majë të listës së modës janë ngjyrat e zjarrta dhe mbresëlënëse.

Bashkimet e pazakonta, siç janë ngjyra e kuqe dhe ajo e trëndafilta, xhinset e bardha dhe palltot interesante, janë ato që do të shihen më shpesh.

Ekspertët e modës thonë që këtë sezon janë hit absolut rrobat shumëngjyrëshe, të cilat do të sjellin pak freski në ditët e zymta.

Koha është që aventurat e modës të fillojnë. Po ju sjellim disa veshje interesante.

Kombinimi i ngjyrës së gështenjtë me të gjelbrën duket shumë bukur

Xhinset e bardha dhe xhaketat e lëkurës janë rroba të cilat patjetër duhet t’i keni në gardërobën tuaj sivjet

 

Manteli i lëkurës, gjithashtu, është hit i madh mode.