Përse gjatë dimrit duhet konsumuar çaj të gjelbër
BKT
Lifestyle

Përse gjatë dimrit duhet konsumuar çaj të gjelbër

Si kafeja, po ashtu edhe çaji, janë pije të preferuara gjatë dimrit. Derisa secila prej këtyre dy pijeve e kanë përparësinë e tyre, ekspertët theksojnë se çaji i gjelbër është zgjedhja më e mirë për dimër duke ofruar edhe disa arsye.

HUMBJA NË PESHË

Te një numër i madh i njerëzve gjatë dimrit vjen deri te grumbullimi i kilogramëve. Ditët e ftohta sjellin edhe konsumimin e ushqimit me kalori. Çaji i gjelbër është zgjidhja e duhur, pasi që pakëson oreksin dhe nxit punën e metabolizmit.

FORCIMI I IMUNITETIT

Studimet kanë vërtetuar se çaji i gjelbër posedon substanca kundër viruseve, të cilat parandalojnë shfaqjen e grimit dhe ftohjeve.

LIRIMI NGA STRESI

Kafeja për shumicën shihet si ritual i mëngjesit, që i kthjell. Por, sasia e kafeinës shkakton stres, kështu që çaji i gjelbër nuk përmban shumë kafeinë, duke ndikuar si qetësues.