Kurti takoi ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini

Kurti takoi ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me anëtarët e Kryesisë Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla u pritën nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.

Guerini e uroi Lëvizjen VETËVENDOSJE! për rezultatin dhe fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit. Njëherit Kurti e njoftoi ministrin mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht. 

"Shprehëm falenderimin dhe mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën për paqe, zhvillim, demokratizim e siguri. Italia është edhe fqinji më i madh i Ballkanit perëndimor.Bashkëpunimi ynë do të jetë i afërt dhe i sinqertë, si bilateral ashtu edhe për BE e NATO. Prandaj edhe takimet tona do të jenë sa më të shpeshta e sa më konstruktive", thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.


MË SHUME NGA Aktuale