Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Kulmita Kajtazi nga OJQ "Integra", e cila do të flasë për raportin e shoqërisë civile për Institutin Albanologjik.

Për "Ditën Botërore të Televizionit", do të flasin dy mysafirë Liridon Cahani nga Radio Televizioni i Kosovës si dhe Gazmend Syla nga Klan Kosova.

Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Dafina Beqiri nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, e cila do të na njoftojë për sesionin informues për projekt propozime rajonale.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.