Ngjarjet e ditës
RTKlive
Ngjarjet e ditës: 21 nëntor 2019
09:30
Institucioni i Avokatit të Popullit shënon 19-vjetorin e themelimit. Marrin pjesë Arta Rama, kryetare e Gjykatës Kushtetuese; Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së; Jan Braathu, shef i OSBE-së etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” dhe organizata GIZ organizojnë “Panairin e parë për punë dhe karrierë”. (Universiteti i Mitrovicës, Mitrovicë)
10:30
Qendra Kosovare për Përkrahje të Biznesit (KCBS) organizon tryezën “Si t’i zëvendësojmë qeset e plastikës pa u dëmtuar bizneset” në lidhje me hapat për zbatimin e planit të MMPH-së për zvogëlimin e përdorimit të qeseve të plastikës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Televizionit, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon takim me regjisorë, producentë, gazetarë sportivë dhe studentë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30
Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i anëtarit të Kryesisë dhe veprimtarit të LDK-së, Xhavit Ahmetit, me rastin e 23-vjetorit të vdekjes. (Lagjja “Arbëria”, Prishtinë)
11:00
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) organizon konferencë për medie, ku temë do të jenë tarifat e vendosura nga kompanitë e sigurimeve. (Auditoriumi i BQK-së, Prishtinë)
11:00
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkëbisedon me përfaqësues të sindikatave në Kosovë, në lidhje me fuqizimin sindikal në vend. (Hotel “Grand”, Prishtinë)
11:00
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) mban konferencë lidhur me organizimin “Thirrja e Tretë për Projekte të Fondit të Ballkanit Perëndimor”. (MPJ, Prishtinë)
11:00
Organizatat “Admovere” dhe “Orca” protestojnë lidhur me vendimet e Këshillit të Etikës për plagjiatura dhe avancime jomeritore në UP. (Para Rektoratit të UP-së, Prishtinë)
12:00
Promovohet libri “Albumi i tmerrit – The album of therror”, i autorit Habib Zogaj. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)
12:00
OJQ “Etea” dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e mini-bibliotekës në lagjen Velania. (Parku përballë SOS Fshatit, Velani)
12:00
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Tirana do të mbajë një diskutim të hapur me komunitetin teatror, publikun dhe mediet e Kosovës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)
14:00
Shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, merr pjesë në një debat për dhunën në familje në Mitrovicë të Veriut. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e Veriut)
14:00
OJQ “Rtea” dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e mini-bibliotekës ne lagjen Bregu i Diellit. (Parku afër ShFMU “Ismail Qemali”)
14:00
Bëhet varrimi i kryetarit të Degës së LDK-së në Graçanicë, Imri Ajeti. (Varrezat e fshatit Verbicë e Zhegocit, Gjilan)
14:30
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Amerikan, organizohet “Alumni Fair – Panairi i të diplomuarve në SHBA”. (Fakulteti i Edukimit, UP)
16:00
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Gjakovës shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Terzive dhe hapësirës përreth. (Pranë Urës së Terezive në Gjakovë)
16:00
OJQ “Etea” dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e mini-bibliotekës në Lagjen e Spitalit”. (ShFMU “Pavarësia”)
17:00
Në kuadër të “Javës Globale të Ndërmarrësisë”, mbahet ngjarja “A jeni kampion i suksesit”, organizuar nga Ardian Hoxha, Oda Amerikane e Kosovës, ICK etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)























