Kajtazi: Instituti Albanologjik i Prishtinës nuk ka strategji
RTKlive
Në Prishtinë është bërë publikimi i raportit i shoqërisë civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Kulmita Kajtazi nga OJQ "Integra", tha se raporti i shoqërisë civile për Institutin Albanologjik, është shumë me rëndësi për publikun pasi që IAP financohet nga shteti.
“Raporti quhet ‘Instituti i vetizoluar’ dhe është përgatitur nga Shkëlzen Gashi. IAP publikon vetëm në gjuhën shqipe, dhe kjo është problem. Qëllim I tij është ndërkombëtarizimi i gjuhës shqipe dhe nuk mund të bëhet vetëm në një gjuhë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij punimet e Institutit Albanologjik të Prishtinës botohen vetëm në gjuhën shqipe dhe nuk janë të botuar nëpër revista të huaja.
Raporti bazohet në bazë të intervistës që janë bërë më punëtorët e IAP. “Ata kanë qenë shumë bashkëpunues. Gjetjet interesante janë gjetur në bazë të hulumtimit. IAP nuk ka qasje strategjike”, deklaroi ai.
Kajtazi nga OJQ "Integra", bëri me dije se IAP ka memorandume me shumë institucione të ndryshme.
Ajo ka bërë me dije se kanë dhënë rekomandime për IAP. "Ne kemi kërkuar që drejtori të mos ketë më shumë se dy mandate, po ashtu do të ishte mirë që të ketë botime edhe në gjuhë të huaja", tha ajo.























