11:02 / 21.11.2019
Studimi:Njerëzit që qajnë kur shikojnë filma janë më të fortë emocionalisht
Një numër i madh njerëzish besojnë se të qash përgjatë shikimit të një filmi është shenjë dobësie.
Por, në kundërshti me këtë qëndron studimi i realizuar nga Paul J. Zak, një euroekonomist në Universitetin e Claremont të SHBA-ve.
Ky studim afirmon se njerëzit që qajnë përgjatë shikimit të një filmi janë më empatik, dinë se si të menaxhojnë me emocionet e tyre, si dhe janë më të fortë përgjatë përballimit të sfidave ditore.
Zak tha se, në aspektin njohës, megjithëse personat që qajnë janë në dijeni se filmi nuk është ngjarje e vërtetë, prapëseprapë është e patejkalueshme për ta të bërit emocional.
Tutje, hulumtuesi tha se ata që qajnë nuk janë të frikësuar të shprehin emocionet e tyre, e që atributet ia dhuron oksitocinës.























