17:18 / 21.11.2019
Haradinaj takohet me kolonelin amerikan Chad Daniels
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar Kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-së në kuadër të KFOR-it (U.S National Support Element – NSE).
Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.
“Pranimi i flamurit amerikan, i valëvitur më datë 20 nëntor 2019 në Kampin Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-ve, është po ashtu një nder dhe privilegj”.
“Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes”.























