20:09 / 21.11.2019
Pallaska: Ekziston rreziku i moskrijimit të Qeverisë nga VV e LDK
Analisti politik Dastid Pallaska ka thënë ekziston rreziku i mosformimit të Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Duke folur në RTK, Pallaska ka theksuar se Vetëvendosje ka pretendime maksimaliste në diskutimet me LDK-në.
“Rreziku i moskrijimit të qeverisë është po aq sa edhe mundësia e krijimit të qeverisë. Duhet të kemi pritje reale dhe ajo që mua më brengosë është që më pak po shoh diskutime mes partnerëve e më shumë paraqitje mediale individuale, të cilat lënë përshtypjen se liderët e partitë po vazhdojnë fushatën elektorale duke i siguruar pozicionet e tyre në rast të dështimit të koalicionit për të fajësuar njëra tjetrën për këtë”, ka thënë ai.























