23:27 / 21.11.2019
Shala: Aktivistët e LVV-së kanë mision me dëmtuar çdo votë të Nismës
Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala thotë se në këto momente, koalicioni Nisma-AKR-PD i kanë 40 vota mbi pragun zgjedhor.
Ai në T7 tha se nuk ka rrezik që do të bien nën pragun, duke pohuar se në çdo kuti, po dalin vota plus.
Shala tha se po të mos ishin votat e diasporës që kanë ardhur jashtëligjshëm, të cilat kanë ardhur 24 orë pas mbylljes së vendvotimeve, Nisma do të fliste për deputetin e 7-të dhe jo për prag.
Ai tha se aktivistët LVV-së kanë mision që në vazhdimësi t’i prishin votat e Nismës, duke u munduar që t’i fusë paligjshëm tre deputetë të saj.























