VIDEO - Mbahet konferenca “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”
Sot Institutin Shkencor Suedez-Kosovar në bashkëpunim me UBT-në do të mbajnë konferencën, “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”, ky aktivitet fillon në ora 9:00, në Hotel Sirius, në Prishtinë.
Për të folur më gjatë lidhur më këtë konferencë mysafirë në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, janë Salihe Salihu drejtoreshë e Institutit shkencor kosovaro-suedez si dhe Ingrid Bengtsson Rijavec përfaqësuese e Universitetit të Malmos.
Organizatorët e kësaj konference njoftojnë se pjesë e saj do të jenë studiues vendor dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe drejtuesen e Institutit Shkencor Suedez-Kosovar, Salihe Salihu, përfaqësuesen e Universitetit “Megatrends”, në Malmo, dhe ekspertë dhe profesorë të kësaj fushë.
Kjo konferencë ka për qëllim që në mënyrë shkencore të paraqiten implikimet e rënies së sistemit komunist në zhvillimet e politikave shtetërore dhe evoluimet shoqërore.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























