Mazreku: BQK-ja ka për qëllim mbrojtjen e polismbajtësit dhe sigurimeve
BKT
Lajme

Mazreku: BQK-ja ka për qëllim mbrojtjen e polismbajtësit dhe sigurimeve

Më 15 nëntor ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës i cili mundëson shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 për qind. Ibish Mazreku ish-drejtor i Sektorit për Mbikëqyrje të Sigurimeve në këtë institucion, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK1, tha se me këtë vendim BQK-ja ka për qëllim të ruajë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e fushës së sigurimeve.

Sipas tij, BQK-ja ka obligim ligjor që të rishikohen tarifat. Qëllimi i saj është të mbrojmë polismbajtësin dhe të ruajmë stabilitetin e sigurimeve. Ai pohon se ka pasur shumë ankesa në BQK për telashet në pagesa.

“Kemi një përmirësim të pagesës së dëmeve dhe ato janë më reale, nëse ato nuk bëhen sipas udhëzimeve të BQK-së atëherë ajo duhet të ndërhyjë”, tha Mazreku.

BQK-ja, shton ai, ka caktua çmimet deri më 2004 por ajo tani më është e tejkaluar, kompanitë duhet të përcaktojnë lartësinë e çmimeve të sigurimit.

Lartësia e çmimit të sigurimit, sipas tij, është e ndryshme, kompanitë mund të kalkulojnë lartësinë e këtij çmimi, sipas kategorive që mund të bëjnë dëme.

Mazreku tha se sektori i sigurimeve ka nevojë për stabilitet financiar.

Ndryshe vendimi i BQK-së ka hasur në reagime kundër dhe pro.  BQK është arsyetuar se ndryshimeve i çmimeve ka ardhur nga shumë faktor. Edhe FMN kishte rekomanduar ndryshim të çmimeve të sigurimeve.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 

 


MË SHUME NGA Lajme