VIDEO - Ngritja e sigurimit të automjeteve prekë xhepat e secilit qytetar
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 për qind ka pasur reagime të shumta nga qytetarët. Agan Hajdarhoxha zëdhënës i grupit në FB "Marakli t`kerreve", paralajmëron për sot një protestë para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Hajdarhoxha në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, tha se ky vendim i BQK-së dhe arsyetimet e tyre për rritjen e çmimit të sigurimeve të automjeteve, ka nxitur që ky grup të organizojë protesta. Ai kërkon kthimin urgjent të vendimit të vjetër ose pezullimi i vendimit të ri. Ky çmim sipas tij është tepër i lartë kur kihen parasysh pagat të cilat i marrin punëtorët tanë.
“Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq”, thotë ai
Hajdarhoxha tha se qytetarët tanë paguajnë sigurime shtesë par dalje jashtë vendi me makinë.
Ai tha se protesta e sotme ka për qëllim të kundërshton vendimin e BQK-së. Ajo fillon në ora 13:00 dhe organizohet nga grupi “Merakli t’kerreve”.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























