Ballkani-Gjilani, përplasja për marrje të primatit në Superligë
Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, e cila zhvillohet sot, do ta hapë javën e 16-të në Ipko Superligë.
Pa dyshim kjo është edhe përballja më interesante e kësaj jave, duke pasur parasysh se ballafaqohen dy skuadrat e kreut të renditjes, të cilat kanë pikë të barabarta pas 15 javëve të zhvilluara. Ballkani, që në këtë edicion është befasia më e këndshme synon që të rikthehet me lojëra të mira edhe pas pushimit prej dy javësh për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, derisa Gjilani që në radhët e veta ka lojtarë me cilësi dhe përvojë synon që të arkëtojë pikët maksimale në këtë udhëtim të vështirë, gjë të cilën e ka arritur në pesë ndeshje.
Ipko Superliga - Java 16
E premte
Ballkani – Gjilani
E shtunë
Drenica – Vushtrria
Drita – Llapi
Flamurtari – Feronikeli
Prishtina – Trepça ’89
E diel
Ferizaj – Dukagjini























