Kura me limon e hudhër jep efekte mahnitëse në shëndetin tuaj
Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e dëpozitave të yndyrës në organizëm. Këta dy përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak.
Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut.Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun.Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut.Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira.Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.
Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:
Mbipesha
Ishemia
Sinoziti
Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
Dhimbjet e kokës
Artriti
Reumatizma
Gastriti
Hemorroidet
Problemet me shikimin dhe dëgjimin
Anemia
Përbërësit:
4 limonë
4 thelpinj hudhër
3 litra ujë të zier të ngrohtë
Përgatitja:
Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma.Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të voglaHidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë qelqi.Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë.Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer.
Si ta konsumoni
Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysëm ore përpara çdo vakti.Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë.Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë.Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke.Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat.çdo kurë ose trajtim, natyral ose jo të ndërmerret duke u shoqëruar me mbikqyrjen e mjekut.























