MPB dhe FBI nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e forenzikës
BKT
Lajme

MPB dhe FBI nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e forenzikës

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim zëvendës-atashenë e FBI-së, Michelle L. Miller.

Ekrem Mustafa në prani të Michelle Miller dhe Kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe FBI në fushën e forenzikës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës.

Ministri Mustafa falënderoi Miller për besimin ndaj MPB-së dhe institucioneve të sigurisë, në veçanti për besimin ndaj AKF-së.


MË SHUME NGA Lajme