Kosova përfiton sërish grante nga RCC
Këshilli Regjional për Bashkëpunim sërish i ka besuar Kosovës një grant në kuadër të vendeve të ballkanit perëndimor. Kosova do të përfitoj një grant për zhvillimin e turizmit kulturor.
Kosova ka përfituar me një projekt të Këshillit Regjional për Bashkëpunim (RCC), e që në fazën e dytë ka ndarë 16 grante edhe për shtete tjera të ballkanit perëndimor, vlera e të cilave kap në total shumën prej 759 mijë euro.
Projekti, për Kosovën këtë vit i është besuar Qendrës për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës e cila do të bëjë identifikimin dhe promovimin e turizmit kulturor në Prishtinë dhe më gjerë.
Kjo është konfirmuar në ceremoninë e ndarjes së granteve që është mbajtur në Durrës.
Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit Regjional për Bashkëpunim (RCC) ka thënë se turizmi është njëra ndër industritë që po zhvillohet më së shumëti në rajon.
Sipas sajm, sot për sot turizmi përbën 20 përqind të GDP-së së përgjighshme, me thuajse ¼-tën e të punësuarve në këtë sektor.
“Të vërtetat e zhvillimit turistik në rajonin tonë nuk janë një ngjyrëshe. E rëndësishme është pjesa e komuniteteve lokale – e atij turizmit që zhvillon dhe ndihmon sadopak edhe ato komunitete në të cilat buxheti nuk është kurrë i mjaftueshëm për ndryshime. Ndaj, ne jemi të kënaqur që ky projekt, duke llogaritur jo vetëm këtë raund të granteve do të ndihmojë rreth njëqind e 161 komunitete lokale për zhvillimin e tyre. Vetëm vitin e kaluar, kanë qenë 12 milionë turistë në Ballkanin perëndimor dhe 40 përqind të tyre kanë ardhur për turizmin kulturor”, ka thënë Bregu.
Edhe në nëntorin e vitit të kaluar, RCC kishte ndarë një grant për Kosovën, ashtu si edhe për shtetet e tjera të ballkanit perëndimor. Përmes këtij granti ishte mundësuar zgjerimi i shtegut të VIA Dinarika.























