Gjaku i Zhitisë, Rrahmanit e vëllezërve Fazliu, pragu i krenarisë kombëtare
BKT
Lajme

Gjaku i Zhitisë, Rrahmanit e vëllezërve Fazliu, pragu i krenarisë kombëtare

Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu janë përkujtuar sot në një akademi përkujtimore, e cila u mbajt me rastin e rivarrimit të katër heronjve. Aty, presidenti i Kosovës tha asgjë nuk do të mund të njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë theksoi se Kosova është në rrugë të drejtë për realizimin e objektivave që ka, atë të forcimit të shtetit dhe bashkimit kombëtar.

Në akademinë përkujtimore për katër heronjtë, u tha se ata ishin veprimtarë të shquar, të angazhuar që në rini kundër okupimit dhe u vlerësuan si lajmëtarë të lirisë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se tani e përgjithmonë eshtrat e tyre do të pushojnë pranë njëri tjetrit dhe pranë simbolit të kombit, babait të Pavarësisë së Kosovës, Adem Demaçi.

Ai shtoi se ata shkrinë gjithë energjinë fizike, mendore, intelektuale për çështjen kombëtare.

E kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se sot kur në tavolinat anti-Kosovë po vizatohen harta të reja anti-shqiptare, mesazhi i heronjve duhet të jetë synim për ta dhe t’i mbajë zgjuar në mbrojtje të lirisë.

Në këtë akademi, presidenti ka ndarë urdhrin e lirisë për familjet e katër heronjve.

Ndërsa në emër të familjes ka folur Fadil Fazliu.

Pas akademisë, nën përkujdesje të Qeverisë së Kosovës, është nisur kortezhi për në varrezat e dëshmoreve në Velani, ku të rivarrosen katër heronjtë.


MË SHUME NGA Lajme