15:49 / 23.11.2019
Asamoah-Inter, “martesa” do të vazhdojë
Kwadwo Asamoah ndihet i rëndësishëm tek Interi dhe pritet të zgjatë kontratën me zikaltrit.
30-vjeçari, i ardhur me parametër zero në vitin 2018 nga Juventusi, ka kontratë deri në vitin 2021 dhe drejtuesit, të shtyrë edhe nga Conte, duan të zgjatin bashkëpunimin me mbrojtësin ganez edhe për 2 vite të tjera.
Duke patur si prioritet rinovimin me Lautaro Martinezin, Marotta e Ausilio kanë nisur bisedimet paraprake me Asamoah, me të cilin nuk do të ketë vështirësi për të arritur tek akordi, pasi për të dyja palët dëshira është të vazhdojnë së bashku.























