11:44 / 24.11.2019
Dortmund hynë në garë për Parrot
Gara për sulmuesin e Tottenhamit, Troy Parrot, është duke u bërë gjithnjë më e madhe.
Dortmund i është bashkuar garës, mirëpo interesim të madh po shfaq edhe rivali Bayern Munich.
Dortmund po e sheh Parrot si zëvendësimi adekuat i Jadon Sanchos që pritet të largohet në verën e ardhshme. Pos dy gjigantëve gjerman, të interesuar për 17-vjeçarin mbesin Real Madrid dhe Juventus.
Sulmuesi me prejardhje nga Irlanda ka bërë debutimin e tij për Spurs në ndeshjen ndaj Colchester në Carabao Cup.























