Lakers mposhtin Memphis, vazhdon shkëlqimi i LeBron James
Los Angeles Lakers kanë shënuar tjetër fitore në NBA, duke vazhduar kështu rekordin pozitiv.
Lakers kanë fituar ngushtë, me rezultatin 109-108, kundër Memphis Grizzlies, në një ndeshje dramatike, shkruan lajmi.net.
Më i miri në këtë ndeshje, dhe kjo nuk është çudi, ishte LeBron James, i cili kontribuoi në këtë fitore me 30 pikë të shënuara, 6 kërcime, 4 asistime dhe 2 topa të vjedhur.
Edhe Anthony Davis dha ndihmën e tij, duke shtuar 22 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime, si dhe 5 bllokada e 3 topa të vjedhur, duke ndihmuar kështu shumë lojën defensive.
Pikë dyshifrore tek Lakers regjistruan edhe Rondo 14, Caldwell Pope 12 dhe Dwight Howard 10.
Me këtë fitore, Lakers përmirësojnë rekordin në 14-2 në këtë fillim sezon, duke qenë kështu skuadra më e mirë deri më tani.























