18:13 / 24.11.2019
Pacolli: Vendet tona në Kuvend e kanë shqetësuar Vuçiqin
Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është deklaruar pas rinumërimit të votave të zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.
Ai në një postim në Facebook shkruan se ri-numërimi i votave ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe se përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit janë kundërshtuar, pasi që ka mbizotëruar sundimi i ligjit.
Paciolli thotë se koalicioni Nisma-AKR-PD do ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve të tyre dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti.
“Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij”, shkruan Pacolli.























