Biblioteka Kombëtare nesër shënon 75-vjetorin
BKT
Lajme

Biblioteka Kombëtare nesër shënon 75-vjetorin

RTKLive

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” nesër (e hënë) shënon 75-vjetorin e themelimit. Manifestimi për shënimin e përvjetorit të saj do të fillojë në orën 11.00 në Hollin e Bibliotekës.


Për ta uruar për këtë ditë të veçantë të saj do të vijnë ministra dhe zyrtarë të institucioneve të Qeverisë së Kosovës, ambasadorë të ambasadave në Kosovës, profesorë universiteti, drejtues dhe punonjës të bibliotekave komunale, studentë, lexues, donatorë dhe gazetarë.

Me rastin e shënimit të kësaj dite Biblioteka Kombëtare do t’ua shpërndajë të gjitha bibliotekave publike nga një kopje digjitale te projektit “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999".Projekti është përgatitur nga The Centre for Albanian Studies, nën përkujdesjen e Sir Noel Malcolm, kurse është mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, po ashtu, ka përgatitur ekspozitën “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999" që do të hapet po të hënën, më 25 nëntor 2019, në orën 12:00.


MË SHUME NGA Lajme