Ngjarjet e ditës
RTKlive
Ngjarjet e ditës: 25 nëntor 2019.
09:30
Mbahet Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja, organizuar nga Dega Evropiane e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RrBDSh). (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00/ 12:30
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e shitjes së aseteve përmes likudimit nr. 52. Dorëzimi i ofertave bëhet nga ora 10:00, kurse hapja e ofertave në 12:30. (Hoteli “Grand”, Prishtinë)
10:00
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) dhe Ambasada e Hungarisë promovojnë librin “Këto ishin kohë të vështira për Skënderbeun, por ai kishte një aleat – Hunyadin hungarez” (“These were hard times for Skanderbeg, but he had an ally, the hungarian Hunyadi”). (AShAK, Prishtinë)
10:00
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) organizon aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e saj, për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. (Selia e AKP-së, Prishtinë)
10:30
Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit shënon 25 Nëntorin – Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas. (Objekti i Qeverisë, Salla P38, Prishtinë)
11:00/ 12:00
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon një aktivitet në përkujtim të grave të vrara në Kosovë (ora 11:00); si dhe nënshkruhet zotimi për luftimin e dhunës më familje (12:00). (Përballë ndërtesës së Kuvendit)
11:00
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 75-vjetorin e themelimit. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
11:00
Për nder të festave të nëntorit, mbahet orë letrare artistike me nxënës të shkollave të komunës së Rahovecit. (Rahovec)
12:00
Hapet ekspozita “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999″. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
12:30
Mekanizimi Kundër Dhunës në Familje mban marsh sensibilizues me rastin e hapjes së fushatës 16-ditore kundër dhunës në familje. (Nga objekti i Komunës së Gjakovës deri te Çarshia e Vogël)
19:00
UN Women hap fushatën “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare Publike “Pjeter Bogdani” në Prishtinë në ngjyrën portokalli. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
19:00
Për nder të festave të nëntorit, mbahet turnir në futboll të vogël. (Palestra “Mizahir Isma”, Rahovec)
20:00
Jepet shfaqja “Skënderbeu – Ose Dashuri dhe Liri”, nga Tomas Winkop dhe Fadil Hysaj. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)























