10:13 / 25.11.2019
Nesër publikohen rezultatet e regjistrimit të diasporës
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do të publikojë rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës nëpër shtete sipas ndarjes territoriale e administrative.
I pranishëm do të jetë edhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi.
Publikimi do të bëhet me fillim nga ora 10:00 në Hotel “Sirius”.























