Kane: Me Mourinhon skuadra ka besim
Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane beson që trajneri Jose Mourinho mund t’iu ndihmojë të fitojnë trofe në këtë edicion.
Javën e kaluar Spurs shkarkuan Mauricio Pochettinon derisa në vendin e tij u emërua Jose Mourinho.Tekniku portugez e filloi mjaft mirë aventurën në klubin londinez, pasi në ndeshjen e parë e mposhti West Hamin.
Sulmuesi i Kombëtares angleze ka thënë se Mourinho dëshiron të fitojë trofe dhe ky është synimi kryesor i klubit.
“Trajneri ka fituar trofe në çdo klub që ka qenë. Dëshiron të fitojë. E kemi bërë të qartë se duam të fitojmë trofe. Do të jetë një vit i rëndësishëm për ne. Synimi është Liga e Kampionëve dhe FA Cup. Kur ndonjë trajner ka reputacionin si Mourinho, të sjellë besim dhe skuadra beson se do të arrijmë shumë”, deklaroi Kane.
Tottenham për momentin është në vendin e 10-të me 17 pikë, 20 më pak se Liverpool.























