Fëmijët që i mësojnë këto tri gjuhë bëhen të suksesshëm
BKT
Lifestyle

Fëmijët që i mësojnë këto tri gjuhë bëhen të suksesshëm

Një studim ka zbuluar se fëmijët të cilët e mësojnë gjuhën frënge, gjermane, mandarine do të jenë të gatshëm për sukses.

Ekspertët e kanë kryer këtë studim duke e analizuar rolin që gjuhët e huaja e luajnë në jetët e fëmijëve dhe cilat gjuhë i ofrojnë mundësitë më të mira kur të rriten.

Hulumtimi bazohet në një anketim me 2,001 prindër me fëmijë nën moshën 18-vjeçare, plus një anketim shtesë me më shumë se 500 liderë biznesi përgjatë Mbretërisë së Bashkuar.

Kështu, ekspertët zbuluan se gjuha frënge, gjermane dhe mandarine janë top tri gjuhët që fëmijët duhet t’i mësojnë nëse duan të kenë sukses gjatë 10 viteve të ardhshme.

Këto gjuhë, thonë ata, mund t’ia shtojnë 500 miliardë funte ekonomisë së Britanisë deri në vitin 2027.