15:07 / 25.11.2019
Haradinaj dekoron Don Viktor Sopin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dekorouar Don Viktor Sopin me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.
Haradinaj ka thënë se Don Viktor Sopit këtë medalje ia ka ndarë për t’i shprehur mirënjohjen për veprën e tij dhe organizatën CARITAS Kosova.
“CARITAS Kosova, si organizatë plotësuese e sistemit tonë të mbrojtjes sociale, përpos që ndër vite ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm humanitar në ndihmë dhe përkrahje qytetarëve në nevojë, duke fuqizuar lidhjet tona me Perëndimin, ka ndikuar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të gjenezës sonë kombëtare”, shkruan Haradinaj në Facebook.























