15:59 / 25.11.2019
Hazard: Asnjë futbollist nuk duhet të kushtojë 100 mln euro!
Edhe pse kishte vetëm një vit kontratë me Chelsea-n, dëshira për ta patur menjëherë në skuadër nuk e frikësoi aspak Realin e Madridit që pagoi 100 milionë euro plus bonuset për të marrë shërbimet e Eden Hazard.
Deri tani belgu nuk i ka përmbushur pritshmëritë, pasi nuk ka bindur plotësisht. Në një intervistë për Le Parisien, Hazard ka folur për vlerën e tij në merkato duke theksuar se asnjë futbollist nuk vlen 100 milionë euro: “ E di që kam kushtuar shumë para, por janë miliona ato që xhirojnë mes klubeve. Tregu është i çmendur pasi për mua asnjë lojtar nuk duhet të vlente 100 milionë euro. Nuk e mendoj aspak shifrën që i kam kushtuar klubit, edhe po të kisha kushtuar vetëm 5 milionë do të luaja po njësoj”, deklaroi Eden Hazard.























