16:25 / 25.11.2019
Del Piero: Felix mund të bëhet më i miri në botë
Legjenda e Juventusit, Alessandro del Piero ka thënë se ylli i Atletico Madrid, Joao Felix mund të bëhet lojtari më i mirë në botë.
Felix është rikthyer nga një lëndim që ka pësuar me Atleticon dhe është duke u munduar të rikthehet në formën e mëhershme.
Del Piero mendon se nëse portugezi bën më të mirën në stërvitje do të arrijë të bëhet më i miri.
“Është një ndër më të mirët, nuk duhet të presë dhe të mos harxhojë kohë. I ka të gjitha. Këshilla e vetme është të punojë shumë në çdo stërvitje. Ka gjithçka që i duhet për të qenë numri një”, deklaroi ai.
Felix nesër pritet të luajë në formacionin e parë kundër Juventusit në Torino.























