Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik, bashkautor dhe Sadik Mehmeti, bashkautor, të cilët do të flasin për veprën 'Të burgosurit politikë shqiptarë në Jugosllavi (1989)'.
Po ashtu mysafire do të jetë Dritëro Kadolli, udhëheqës i OJQ-së Instituti për Studime dhe Vlerësime Pronësore, i cili do të na njoftojë më hollësisht për projektet e Institutit për Studime dhe Vlerësime Pronësore.
Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Ferizaj do të njoftohemi për ekspozitën - Bienali i Vizatimit.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Ferizaj do të paraqitet Kamuran Goranci, kryetar i Asociacionit të Artistëve Vizualë të Kosovë, i cili do të na njoftoj më hollësisht për hapjen të ekspozitës e artistëve vizual.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























