FSK niset drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri
BKT
Lajme

FSK niset drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për nisjen e menjëhershme të njësisë së kërkim-shpëtimit të FSK-së, për të ndihmuar autoritetet shqiptare pas tërmeteve.

Ai ka shprehur ngushëllime dhe keqardhje për familjarët e viktimave dhe Qeverinë e Shqipërisë.

”Sapo jam informuar edhe zyrtarisht nga autoritetet shqiptare për tërmetin dhe pasojat e tërmetit në Shqipëri. Fatkeqësisht, tërmeti ka shkaktuar edhe humbje jetësh dhe dëme të mëdha materiale. Ne u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe keqardhje e thellë familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Shqipërisë, duke treguar gatishmërinë tonë për të dhënë ndihmë në këtë situatë. Si Ministër i Mbrojtjes, kam nënshkruar vendimin për nisjen e menjëhershme njësisë së kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Kosovës (FSK) bashkē me njësitë e specializuara K-9 për në zonat e prekura nga tërmeti”.


MË SHUME NGA Lajme