​Shqipëria merr mbështetje nga vendet fqinje por edhe Gjermania
BKT
Lajme

​Shqipëria merr mbështetje nga vendet fqinje por edhe Gjermania

Shqipërinë e ka goditur një tërmet i rëndë sot në orët e hershme të mëngjesit. Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se janë duke i ardhur mbështetje nga vendet fqinje por edhe nga Gjermania.

Në rrjetin social Facebook Rama ka bërë të ditur se ka marr mbështetje nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bullgaria por edhe nga Gjermania.

Postimi i Ramës:

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko  Markoviq, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç


MË SHUME NGA Lajme