Thellohet tragjedia, konfirmohet edhe viktima e nëntë
BKT
Lajme

Thellohet tragjedia, konfirmohet edhe viktima e nëntë

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë përmes një informacioni paraprak në lidhje me numrin e viktimave nga termeti që ka goditur vendin mëngjesin e kësaj të marte në Shqipëri.

Sipas ministrisë ka shkuar në 9 numri i viktimave dhe qindra të plagosur po marrin ndihmë mjeksore në Tiranë dhe në Durrës.

Viktima e fundit është nxjerrë nga rrënojat në Thumanë ndërkohë vijon puna për shpëtimin e jetëve të tjera në Thumanë dhe Durrës.

Ndërkohë deri më tani 28 persona janë shpëtuar deri tani në Durrës e Thumanë dhe janë dërguar për asistence mjekësore.


MË SHUME NGA Lajme