“Plisat” mobilizohen për Shqipërinë (FOTO)
BKT
Lajme

“Plisat” mobilizohen për Shqipërinë (FOTO)

Përveç ushtrisë së Kosovës, për ndihmë ndaj qytetarëve të Shqipërisë janë mobilizuar edhe grupi i tifozëve prishtinas, Plisat.

Me anë të një postimi në Facebook, ata kanë bërë thirrje për aksion në ndihmë të të prekurve nga shteti amë, duke theksuar se do të grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje, të cilat në ora 15:00 do t’i dërgojnë në Shqipëri për familjet në nevojë.

“Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkëngjiteni duke sjellë ushqim, batanije e veshmbathje, aq sa keni mundësi. Pika e grumbullimit është në “Fun Club Plisat” në sheshin Zahir Pajaziti” në kryeqytet, thuhet në njoftimin e tyre.

 


MË SHUME NGA Lajme