Cakolli: Shumë kandidatë rrezikojnë të humbin testin e patentë shoferëve
BKT
Lajme

Cakolli: Shumë kandidatë rrezikojnë të humbin testin e patentë shoferëve

RTKlive

Është java e tretë që nuk ka organizim të provimeve të pjesës praktike për patentë shoferë.

Kryetari i Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, ka deklaruar se do të ishte mirë që të ketë lëvizje në këtë drejtim.

“Kemi hyrë në javën e tretë që nuk ka organizim të provimeve të pjesës së tretë për patentë shoferë. Kemi shumë probleme, kjo po u nxjerrë probleme edhe autoshkollave”, tha ai sot në “Studio e Hapur”, në RTK.

Sipas tij ka edhe kandidatë që mund të humbin shumë. “Ka prej kandidatëve që mund të humbin edhe testin që  e kanë dhënë për patentë shofer, kjo do të bënte që shumë kandidatë të fillojnë prej fillimit marrjen e patentë shoferëve”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme