13:20 / 26.11.2019
Qeveria mban një minut heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri
Në nderim të viktimave të shënuara pas tërmetit në Shqipëri, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është mbajtur një minut heshtje.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është thellësisht e prekur nga tragjedia në Shqipëri dhe është e gatshme me të gjitha forcat e saj shtetërore ti dalë në ndihmë Shqipërisë.
“Në nderim të viktimave të mbajmë një minut heshjtje për viktimat e tërmetit tragjik në Shqipëri. Zoti u dhashtë forcë të gjitha familjeve në këto momente të vëshira. Jemi thellësisht të prekur nga tragjedia që ka prekur Shqipërinë jemi me lujte me ta”, tha Haradinaj.























