14:06 / 26.11.2019
Rritet bilanci i viktimave, 15 të vdekur nga tërmeti në Shqipëri
Bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon të rritet.
Në bazë të informacioneve të fundit të ardhura nga ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ky numër ka arritur në 15.
Po ashtu nga ministria e Shëndetësisë në Tiranë kanë bërë të ditur se aktualisht 9 raste janë të cilësuara si më të rënda, ku të plagosurit nuk janë ende jashtë rrezikut për jetë.























