14:34 / 26.11.2019
SHSKUK e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme për shtetin shqiptar
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës po përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit, pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi në Shqipëri.
Duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe keqardhje për të lënduarit, SHSKUK është e gatshme që me të gjitha kapacitet profesionale të ofrojë ndihmën e nevojshme për shtetin shqiptar.























