14:50 / 26.11.2019
Familjet e tre vëllezërve nën rrënojat e vilës, shpëtohet 16-vjeçari
Është shpëtuar jeta e 16-vjeçarit të mbetur nën rrënojat e vilës katër katëshe në zonën e ish-Kënetës.
Djali është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që nga rrënojat janë nxjerrë të vdekur dhe 3 anëtarë të familjes së tij.
Mendohet se të bllokuar janë edhe 5 persona të tjerë.
Vila është banesa e 3 vëllezërve Lala.























