Ankthi i vetëdijesimit në mileniumin e ri
Sharr Travel

Ankthi i vetëdijesimit në mileniumin e ri

Ballsor Hoxha

Njerëzimi është në akth për të ditur, për të qenë në raport të drejtë me realitetin. Për të qenë zotërues i ndryshimeve dhe të zhvillimeve krejtësisht të reja dhe të paparashikuara.

Në anën tjetër, është shumë aktuale tema e rishikimit të ndodhive të mëdha globale, prej rënies së Perdes së Hekurt e deri tek historia dhe “fundi i saj” i parashikuar qysh në fund të shekullit të kaluar. Rishikimi i tyre së bashku me ndodhitë krejtësisht të paparashikuara të bashkëkohësisë, prej zhvillimeve teknologjike e deri tek ato sociale dhe politike. Derisa është shumë aktual një vetëdijesim krejtësisht i qartë mbi nevojën për ndryshim, në anën tjetër është evident edhe një rebelim i njerëzimit ndaj të vjetrës.

Kudo në botë është evidente një sjellje globale e kryengritjes me dhe pa argument të shoqërisë njerëzore. Aq më shumë kjo është duke ndodhur në veprimtari njerëzore  prej edukimit dhe deri tek muzika, siç është masivizimi i muzikave rebeluese dhe të pakënaqura me realitetin sundues.

Në të vërtetë shoqëria e njerëzimit ka hasur në një çarje të vetëdijes së saj. Ka një çarje ndërmjet vullnetit për të arritur dhe ankthit të ekzistencës.

Mirëpo kjo sjellje është lehtë e evidentueshme në historinë e njerëzimit. Secilën herë që është hapëruar në shekuj të ri, së paku si shembull duke shërbyer Lufta e I Botërore, është rritur edhe ankthi global. Në të vërtetë kjo ka qenë e ndarë në vullnet të arritjes, prej atij teknologjik e deri në vetëdijen e shoqërisë dhe në anën tjetër të ankthit ndaj ecurisë së njerëzimit në përgjithësi.Gjithnjë vullneti dhe ankthi i hapërimit në tërenë kanë krijuar konfliktin e masave dhe të globalizimit.

Po e njëjta po ndodh edhe në shekullin dhe aq më shumë në mileniumin e ri të shekullit 21. Me gjithë regreset në situata si ajo e Sirisë dhe shpërfaqjes së ISIS-it, dhe me gjithë ndryshimet për së prapthi, nga rënia e diktaturave komuniste, deri tek ngritja bashkëkohore e diktatorëve dhe tiranëve, si në Amerikën Latine dhe në Filipine për shembull, apo përforcimi i vet-izolimit politik të Kinës, njerëzimi është duke u vetëdijësuar shumë e më shumë. Vetëdija e njerëzimit ka shënuar progres në lartësimin e saj, shembuj për këtë janë njohja e realitetit si në rrafshin lokal po ashtu edhe atë global.

Mirëpo në të vërtetë është krejtësisht e qartë se progresi i njerëzimit në lartësimin e vetëdijes është paralel me ankthin ekzistencial dhe të jetës së vetë tij. Sa më shumë që njihet realiteti global aq më shumë rritet edhe ankthi për jetën dhe të ardhmen, gjë që vërtetohet me regreset e shoqërive të vogla dhe të mbetura nën zhvillimet bashëkohore.

Mirëpo burimi kryesor edhe i vullnetit dhe motivit të ecurisë së njerëzimit dhe edhe të rritjes së ankthit është hapja e derës së epokës së re, mileniumit të ri. Prej zhvillimeve teknologjike të mundësuara nga komjuterizimi, kibernetika, teknologjia informative deri tek shumimi i luftërave dhe konflikteve globale.Prej fundit të shekullit të kaluar të luftërave në ish Jugosllavi e deri tek ato në lindjen e Mesme sot.Në të vërtetë kjo është një gjendje paralele e krijuar nga përballja e njeriut me një hap gjigant siç është hapërimi në një milenium të ri.

Njerëzimi ka hasur në një realitet të ri, qoftë edhe vetëm nga kalimi kohor dhe eksplodimi i shpresës dhe ankthit në vetë atë. Aq sa para fillimit të tij shumë dijetar me përmasa globale kishin parashikuar se do të shpërbëhej historia (Francis Fukuyama). Kjo duke parashikuar se sociologjia e njerëzimit do të arrinte një pikë përfundimtare ku do të bëhej i papërdorshëm kthimi në histori.

Mileniumi i ri ka shkaktuar që shumë shtresa të tij edhe të veprimtarisë njerëzore, si artet dhe literatura, edukimi, shtjellat e kritikës dhe shtjellat e kolektivitetit të pësojnë rënie në raport me informatën e atypëratyshme, me argëtimin dhe me konspiracionin global, etj.

Me rritjen e burimeve të informacionit, apo thënë më saktë, të burimeve të sociales, dhe të zhvillimit të ri, njeriu është i eksploduar nga po të njëjtat. Kjo duke qenë se njeriu në aktualitet sheh veten dhe jeton i programuar brenda kosumimit të pafundshmërisë së informacionit. Është viktimë e këtij zinxhiri të informatave dhe në të njëjtën kohë i mbajtur nën kontroll nga prodhuesit të këNë të vërtetë kjo është mënyra e kontrollimit të tij, nga rrafshi personal në atë global. Gjë që nuk e lejon të jetë i lirë nëjetën e tij dhe as të zgjedh një masë të mjaftueshme të konsumimit të po këtyre informatave.

Si duket mënyra e jetës ka ndryshuaraq shumë sa që nuk ka një lidhje të dukshme ndërmjet të kaluarës së afërt dhe të bashkëkohores. Pikërisht kjo e ka sjellë atë në gjendje anksioze dhe të pashpjegueshmërisë së aktualitetit. Gjë që e shtyen në kërkim obsesiv të informacionit dhe me këtë edhe shndërrim të tij në vetë informacionin s mekanizëm depersonalizimi dhe injorimi të vetë ankthit.