Nuk do të jem pjesë e ceremonisë
Si deputet që takoj edhe në komunitetin e kategorive të dala nga lufta, solidarizohem me qëndrimin e tyre dhe përkundër vlerësimit të lartë deri në hyjnizim të kësaj dite, nuk do të jem pjesë e kësaj ceremonie, që sa i përket organizimit përfaqëson vobektësi dhe mungesë shpirti.
Shkruan: Hisen Berisha
Sakrifica e kategorive të dala nga lufta qëndron në themelet e lirisë sonë. Kjo liri i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve, invalidëve, viktimave të luftës dhe sakrificat e popullit për liri.
Ndaj i ftoj të gjithë ata që festojnë sot, Shtetas të Republikës së Kosovës, ju që sot përvjetorin e shpalljes së shtetit sovran e të pavarur, festë që për herë të parë nuk po organizohet nga ata që pavarësinë e shkruan me plumba, ju lutem, mblidhuni dhe bëni një urim dhe dërgojeni në Dhomat Speciale në Hagë, atje ku pavarësia po mbahet e burgosur!
Atje ku po provohet të na gjykohet qellimi i luftë sonë dhe vet liria. Edhe në pikëvështrimin tim, situata të cilën po e kalon ketë përvjetor Republika e Kosovës, përputhet në plotni me situatën që ka kaluar Shqipëria pas rrëzimit të Nolit nga qeverisja, vajtuar në elegjinë kushtuar Luigj Gurakuqit.
Por unë nisur nga kultura ime familjare e intelektuale, nuk do t'iu lëndoj aq ashpër, të dashur bashkështetas të Republikë së Kosovës. Mirëpo efektet e kësaj qeverisje një vjeçare (pa asnjë njohje ndërkombëtare, rrënim i plotë i ekonomisë, mos arrestim i asnjë prej "hajnave" që e "vodhën" shtetin 20 vite) ma bëjnë tepër të kjartë se fitorja e LVV në zgjedhjet e 14 Shkurtit, tërësisht e ka vra pavarësinë e Kosovës.
Prandaj, Ju që do të festoni këtë përvjetor ngrihuni në përgjegjësitë politike dhe ta mbrojmë pavarësinë e Kosovës si vlerë sublime e kombit shqiptar përgjatë përpjekjeve historike për t'u çliruar nga okupimi serb.
Lavdi dëshmorëve të lirisë! Nderim dhe respekt përherë atyre që ndërtuan vizionin e Lirisë, barsazisë, demokracisë, pavarësisë dhe shtetit; Atyre që luftuan në rradhët e UÇK, për këtë vizion të prirë nga korifenjt e mëdhenj të luftës dhe Atyre që e bënë fakt të kryer me 17 Shkurt 2008!
GËZUAR!