16:42 / 26.11.2019
NATO ulë në gjysmë-shtizë flamujt e Shqipërisë dhe Francës
Në selinë qendrore të NATO-së, flamuri i Shqipërisë është ulur në gjysmë-shtizë pas tragjedisë së ndodhur sot si pasojë e një serie tërmetesh që kanë lënë të vdekur 17 persona dhe qindra të tjerë të lënduar qëkanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkohë kërkimet e ekipeve të shpëtimit po vazhdojnë.
“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipërisë dhe Francës janë ulur në gjysmë-shtizë, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francez të vdekur në Mali”, thuhet në njoftimin e NATO-së.























