Komuna e Tetovës 25 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri
BKT
Lajme

Komuna e Tetovës 25 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Komuna e Tetovës ka ndarë 25 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

"Dita e merkurë dhe enjte shpallet ditë zije në Komunën e Tetovës", ka shkruar e para e Tetovës, Teuta Arifi. 

Njoftimi i plotë:

Seancë e jashtëzakonshme e këshillit komunal të Komunës së Tetovës

Me vendim të këshillit komunal redestinuam mjete në vlerë 25.000 euro për zonat e prekura nga tërmeti që kaploi bashkinë Durrës dhe vendbanimin Thumanë.

Mjetet financiare u siguruan me ridestinimin nga mjetet e parapara për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit dhe rezervat komunale.

Dita e merkurë dhe enjte shpallet ditë zije në Komunën e Tetovës,

Poashtu u formua shtabi i krizës për sa i takon transportimit të ndihmave të grumbulluara për zonat e prekura.

#Bashkë
#Solidarë ✅


MË SHUME NGA Lajme