Presidenti Thaçi i shpreh ngushëllime familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit
BKT
Lajme

Presidenti Thaçi i shpreh ngushëllime familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë.

“Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes. Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme