Gjendet edhe një qytetar nën rrënojat e hotelit “Tropikal” (Foto)
BKT
Lajme

Gjendet edhe një qytetar nën rrënojat e hotelit “Tropikal” (Foto)

Është gjetur edhe një qytetar nën rrënojat e hotelit “Tropikal”, i cili besohet të jetë njëri nga dy vëllezërit Abazi nga Livoci i Gjilanit.

Ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar vendndodhjen e tij, ndërsa janë duke punuar për tërheqjen e trupit të tij nga rrënojat, por nuk dihet nëse është gjallë, apo ka humbur jetën.

Deri më tash mësohet se janë 22 viktima dhe mbi 600 të lënduar nga tërmeti i sotëm.


MË SHUME NGA Lajme