Juventusi mposhti Atleticon, Bayerni e turpëroi Zvezdën
Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së pestë (të parafundit) në grupet A, B, C dhe D në Ligën e Kampionëve.
Juventusi e ka mposhtur Atletico Madridin (1-0), duke e siguruar vendin e parë në Grupin D. Golin e fitores për bardhezinjtë e Torinës e shënoi Paulo Dybala, në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Atletico Madridi pas kësaj humbjeje rrezikon kualifikimin tutje, pasi ka vetëm një pikë më shumë se Bayer Leverkuseni. Ndërkohë, Real Madridi dhe Tottenham Hotspur janë dy skuadrat tjera që e kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pas barazimit 2:2 me Paris Saint-Germain përkatësisht triumfit 4:2 kundër Olympiakosit. Nga ndeshjet e tjetra vlen të veçohet turpërimi i C. Zvedzës në Beograd nga Bayern Munich. Gjermanët fituan me rezultat 6:0, derisa Manchester City që tashmë është i kualifikuar tutje barazoi 1:1 me Shakhtar Donetsk.
Grupi A
Galatasaray - Brugge 1 – 1
Real Madrid – PSG 2 - 2
Grupi B
Crvena Zvezda – Bayern Munchen 0 – 6
Tottenham Hotspur – Olympiacos 4 – 2
Grupi C
Atalanta – Dinamo Zagreb 2 – 0
Manchester City - Shakhtar Donetsk 1 – 1
Grupi D
Lokomotiv Moscow - Bayer Leverkusen 0 - 2
Juventus - Atletico Madrid 1 - 0























