Rinia Demokratike e Kosovës dërgon ndihmat e para në Shqipëri
BKT
Lajme

Rinia Demokratike e Kosovës dërgon ndihmat e para në Shqipëri

Pas tërmetit shkatërrues në Durrës dhe rrethinë, Rinia Demokratike e Kosovës në nivel vendi, ka organizuar aksion humanitar për përkrahjen e qytetarëve në zonat e goditura nga tërmeti.

Disa tonë me ndihma të grumbulluara, janë nisur në orët e mbrëmjes drejt zonave të prekura nga tërmeti. Ftesës për të grumbulluar ndihma si rroba, veshmbathje, batanije, ndihma ushqimore, barna dhe lodra të fëmijëve, i janë përgjigjur shumë qytetarë dhe me këtë rast, janë tubuar disa tonë. Pikat më të mëdha grumbulluese ishin në Prishtinë dhe Prizren. 

“Sot, për disa orë, kemi tubuar disa tonë me material shpenzues emergjent për qytetarët e zonave të goditura në Shqipëri. I falënderojmë të gjithë qytetarët që kontribuan në këtë aksion. Ne sonte do t’i dërgojmë këto ndihma në Shqipëri, ndërsa aksioni vijon edhe ditëve tjera”, ka theksuar udhëheqësi i aksionit, Donjet Bislimi.

 


MË SHUME NGA Lajme