19 orë nën rrënoja, shpëtohet edhe një qytetar në Thumanë
BKT
Lajme

19 orë nën rrënoja, shpëtohet edhe një qytetar në Thumanë

Pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e pallatit.

Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim shpëtimit.

Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë.


MË SHUME NGA Lajme